Tepelenë: Dy persona plagosen rëndë nga shpërthimi i një bombe, pësojnë djegie dhe dëmtime të parikthyeshme në sy.
Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë pas shpërthimit të një bombe në fshatin Majkosh të Bashkisë Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur kur dy viktimat dyshohet se kanë ndeshur një mjet shpërthyes të pashpërthyer, i cili më pas ka shpërthyer. Si pasojë e shpërthimit, ata kanë pësuar djegie të rënda në trup dhe dëmtime të parikthyeshme në sy. Detaje të mëtejshme priten të zbardhen nga autoritetet kompetente. (Burimi: TCh)
