Shtatë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në autostradën ‘Ibrahim Rugova’.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Sipas tij, në aksident janë përfshirë tri vetura.
“Në autostradë për Shqipëri kanë ndodhur dy aksidente, në njërin aksident janë të përfshira tri automjete dhe lëndime kanë pësuar shtatë persona. Në aksidentin tjetër (500m më larg) ka ndodhur aksidenti tjetër ku të përfshira janë dy automjete, në këtë aksident nuk ka persona të lënduar. Me aksidente po merren njësitet e autostradës”, tha Krasniqi për IndeksOnline.
IndeksOnline më herët ka raportuar për aksidentin në fjalë, duke publikuar pamje nga vendi i ngjarjes.
Aty është parë edhe ambulanca e cila është marrë me personat e lënduara. /IndeksOnline/
