Rritet sërish çmimi i naftës: Çmimet tavan të derivateve për 1 korrik

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka bërë publike çmimet tavan të derivateve të naftës për sot, 1 korrik.

Sipas njoftimit të MTI-së, çmimi i naftës ka shënuar një rritje prej një centi. Çmimi tavan për një litër naftë është fiksuar në 1.39 euro.