Një moment tejet i papritur ka shkaktuar bujë në “Ferma VIP”, duke u kthyer menjëherë në një prej temave kryesore të diskutimeve. Protagonistë të kësaj ngjarjeje ishin Ilir Shaqiri dhe Mimoza Ahmeti, të cilët befasuan si banorët e formatit, ashtu edhe publikun ndjekës.
Ngjarja ndodhi gjatë një loje argëtuese, ku fermerët sfidoheshin të mos reagonin ndaj provokimeve. Ilir Shaqiri tentoi ta nxirrte Mimozën nga kontrolli, duke u afruar dhe përdorur gjeste provokuese. Por, reagimi i shkrimtares mori një drejtim krejt të papritur.
Me qetësi të plotë, Mimoza iu drejtua Ilirit me pyetjen: “A të bëj një gjë të frikshme?”. Pak çaste më vonë, ajo e afroi pranë vetes dhe e puthi në buzë.
Ky veprim shkaktoi habi të menjëhershme te banorët e tjerë, të cilët mbetën të shtangur nga spontaniteti i saj. Skena po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur reagime dhe komente të shumta nga ndjekësit e programit.
