Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, u ther për vdekje të hënën mbrëma, në rrethana të dyshimta.

Pas veprimeve intensive operativo-hetimore të ndërmarra pnga Policia e Kosovës, u arrit lokalizimi dhe arrestimi i të dyshuarit për këtë rast, Beshir Hamza.

Varrimi i imamit do të bëhet sot, po në fshatin Zlipotok.

Është njoftuar se ceremonia mortore do të fillojë në orën 15:00.