Thomas Strakosha do të mungojë në startin e aventurës së Shqipërisë në Ligën e Kombeve, pasi ka pësuar frakturë në kyçin e dorës.

Portieri i AEK-ut u dëmtua më 5 shtator ndaj Arisit, ndërsa pas kontrolleve mjekësore u konfirmua thyerja.

Strakosha pritet të mungojë rreth një muaj dhe kësisoj do të humbasë të paktën katër ndeshjet e para të Shqipërisë në Nations League. /IndeksOnline/