Të paktën 89 persona kanë humbur jetën dhe mbi 700 të tjerë janë plagosur në Liban si pasojë e sulmeve izraelite që goditën vendin sot. Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë libaneze për agjencinë Reuters.

Zëdhënësi shtoi gjithashtu se 12 mjekë ishin mes viktimave në Libanin jugor.

Këto sulme masive vijnë pasi Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan valën më të madhe të goditjeve që nga nisja e operacionit të tyre tokësor në Liban muajin e kaluar. Kështu ka raportuar BBC-ja.