Sydney Sweeney tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj elegante gjatë një mbrëmjeje në Venecia, ku ndodhet me rastin e Festivalit të Filmit.
Aktorja 28-vjeçare e “Euphoria” u largua nga hoteli e veshur me një fustan të bardhë pa rripa, duke kompletuar dukjen me këpucë të bardha me takë të ulët dhe syze dizajnerësh me xhama ngjyrë kafe.
Sweeney mbante një çantë lëkure ngjyrë kafe me detaje të arta, të kombinuar me një varëse rreth qafës.
Vëmendje të veçantë mori pikërisht varësja e personalizuar me inicialet “SB”, që u interpretua si një dedikim për partnerin e saj, producentin muzikor Scooter Braun.
Megjithatë, Braun nuk ishte pranë saj gjatë mbrëmjes në “Harry’s Bar”, ku aktorja u shfaq e shoqëruar nga miqtë dhe ekipi i saj.
Në Venecia si ambasadore e Armani Beauty
Sweeney kishte mbërritur në Venecia më herët gjatë së mërkurës, në kohë për të marrë pjesë në një seri eventesh, tapetesh të kuq dhe festash të organizuara në kuadër të festivalit të njohur italian.


Ajo është e pranishme në këtë ngjarje në rolin e ambasadores së markës luksoze të kozmetikës “Armani Beauty”, së bashku me supermodelen Kendall Jenner.
Ylli i “The Housemaid” kishte tërhequr vëmendje edhe gjatë mbërritjes së saj, kur ishte shfaqur me një bluzë prej dantelle të artë dhe pantallona të shkurtra në nuancë kremi.
Festivali i Filmit në Venecia nisi aktivitetet e tapetit të kuq me premierën e filmit “Ink” të regjisorit britanik Danny Boyle, një dramë që trajton ngritjen e magnatit mediatik Rupert Murdoch.
Festivali do të përmbyllet më 12 shtator me dramën italiane “Dio Ride” (“God Laughs”), me skenar dhe regji nga Giovanni Veronesi.




Mes emrave që pritet të jenë të pranishëm këtë vit janë Noel dhe Liam Gallagher nga Oasis, Rooney dhe Kate Mara, Robert Pattinson, Penélope Cruz, Javier Bardem, Pamela Anderson, Sam Rockwell, John Malkovich, Louis Garrel, Cho Yeo-jeong dhe Ellen Burstyn.
Vetëm një ditë më parë ishte me Scooter Braun në Los Angeles
Dalja e Sweeneyt pa Braun në Venecia vjen vetëm një ditë pasi dyshja ishte parë së bashku në Los Angeles.
Sweeney dhe Braun janë lidhur romantikisht që nga shtatori i vitit 2025, ndërsa së fundmi aktorja është parë edhe në shoqërinë e tre fëmijëve të tij, Jagger Joseph, Levi Magnus dhe Hart Violet, të cilët Braun i ka nga martesa e mëparshme me Yael Cohen.
Braun dhe Cohen u martuan në vitin 2014, ndërsa ndarja e tyre përfundoi me divorc në vitin 2022.
Sweeney është parë në marrëdhënie të afërt edhe me fëmijët e Braun, teksa së fundmi ishin fotografuar së bashku gjatë një shëtitjeje pas shkollës.
Ky moment është interpretuar si një tjetër hap i rëndësishëm në lidhjen e çiftit.
Wonder Woman dhe Superman në rrjetet sociale
Sweeney dhe Braun shfaqen gjithnjë e më shpesh së bashku edhe në rrjetet sociale.
Së fundmi, aktorja publikoi një fotografi ku ajo ishte veshur si Wonder Woman, ndërsa Braun si Superman.




Fotografia ishte realizuar gjatë një qëndrimi me familjarë dhe miq në shtëpinë e Sweeneyt pranë liqenit në Idaho, të cilën ajo e ka pagëzuar “Camp Runamuck”.
Prona, e ndërtuar fillimisht në vitin 1937, ka një domethënie të veçantë për aktoren.
Sweeney ka treguar më herët se shtëpia kishte qenë në familjen e saj për pesë breza dhe se aty kishin lindur nëna dhe gjyshja e saj.
Pas vdekjes së stërgjyshërve të saj, prona ishte shitur, por në vitin 2022, pasi kishte krijuar tashmë një karrierë të suksesshme në Hollywood, Sweeney vendosi ta blinte sërish.
“Dua ta blej përsëri shtëpinë e stërgjyshes sime”, kishte treguar ajo gjatë një interviste në “The Late Show with Stephen Colbert”. /GazetaExpress/
