Arian Tahiri takon Ali Ahmetin në Tetovë
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka njoftuar se gjatë vizitës së tij në Tetovë, ka takuar liderin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti.
Tahiri bëri të ditur se me Ahmetin diskutoi për zhvillimet aktuale politike, duke adresuar të kaluarën, sfidat e së ardhmes dhe duke theksuar rëndësinë e unitetit, përgjegjësisë dhe vizionit.
“E kaluara na mëson. E tashmja na obligon. E ardhmja na bashkon”, shkroi Tahiri.
Ai po ashtu shprehu besimin se dita e kthimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Kosovë, me drejtësinë dhe dinjitetin e merituar, do të vijë së shpejti.
“Disa momente i shkruajnë njerëzit. Disa momente i pret një komb i të tërë”, përfundoi Tahiri.
