Tajfuni “Bavi” godet Kinën, mbi 1.7 milionë persona evakuohen pas përmbytjeve dhe dëmeve masive
Një tajfun i fuqishëm ka mbërritur në Kinë, duke detyruar autoritetet të evakuojnë mbi 1.7 milionë persona nga zonat e rrezikuara nga përmbytjet dhe erërat e forta.
Tajfuni “Bavi”, i dyti që godet Kinën brenda një jave, preku fillimisht qytetin bregdetar Taizhou dhe më pas zonën e Wenzhou, duke sjellë reshje intensive dhe dëme të konsiderueshme.
Stuhia shtrihet në një gjerësi prej rreth 1 mijë kilometrash dhe ka prekur edhe ishuj të largët japonezë, ndërsa reshje të dendura janë regjistruar edhe në Tajvan.
Sipas mediave shtetërore kineze, mbi 1.7 milionë persona janë evakuuar në provincën Zhejiang, ndërsa mijëra të tjerë janë zhvendosur nga zonat me rrezikshmëri të lartë në provincat përreth.
Megjithëse “Bavi” është dobësuar dhe tashmë klasifikohet si një stuhi e fortë tropikale, autoritetet paralajmërojnë se ajo mbetet e rrezikshme për shkak të reshjeve të shumta që priten.
Më herët, stuhia shkaktoi viktima edhe në Filipine, ku rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet kanë lënë të vdekur të paktën 17 persona.
