Avokati Faton Fetahu, ka folur lidhur me vendimin dënues nga Gjykata Speciale, ndaj ish-krerëve të UÇK’së.

Fetahu, i ftuar në Pressing në T7, ka thënë se vendimi është absurd, i pabazuar dhe i paligjshëm siç ka thënë, përcjell Gazeta Express.

‘‘Pavarësisht se ky vendim në vlerësimin tim, përbën tragjedi kombëtare, është ditë e errët për drejtësinë kombëtare. Për arsye se ka aktgjykim është absurd, i pabazuar, i paligjshëm. Nuk kam pritur shumë nga kjo gjykatë, por kam pritur nga respektimi i standardeve minimale ndërkombëtare. Ky trup gjykues, përmes pyetjeve të tij ka ndihmuar prokurorinë të tërhiqet nga gabimet e saj, pra trupi gjykues ka qenë i anshëm sipas mendimit tim personal, një aktgjykim i tillë është skandaloz.’’, ka thënë ai.