Tasholli u bën thirrje qytetarëve: Bashkohuni në “Marshin për Liri” në Prishtinë
Ismail Tasholli, përfaqësues i platformës qytetare “Liria ka Emër”, u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në “Marshin për Liri”, që do të mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Marshi organizohet në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë.
Tasholli ka ftuar qytetarët të mblidhen në shesh sot në orën 14:00.
“Prishtina ju mirëpret, ejani të gjithë!”, ka theksuar Tasholli.
