Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot, pranë Gjykatës Themelore në Gjakovë.

IndeksOnline raporton se, si pasojë e të shtënave, një person ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Burime të IndeksOnline pohojnë se i dyshuari Olti Bytyqi ka shtënë me armë drejt viktimës, Alban Dujaka, për motive akoma të paqarta.

Nga ana tjetër, zëdhënësja e policisë në Gjakovë, Vlera Krasniqi, ka konfirmuar rastin, duke bërë me dije se policia po heton rastin.

“Sot rreth orës 14:25 kemi pranuar informatën për të shtëna me armëzjarri në rrugën “Marin Barleti” në Gjakovë.

Një person mashkull i moshës madhore ka pësuar lëndime të lehta trupore. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për arrestimin e të dyshuarit” ka deklaruar Krasniqi, për IndeksOnline.