Mitrovicë: Person i plagosur me thikë
Një person ka mbetur i plagosur me thikë në orët e vona të së hënës në Mitrovicë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mustafa Kemal Ataturk”.
Gjendja shëndetësore e të lënduarit mbetet e paqartë. Menjëherë pas incidentit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur njësitë e Policisë dhe një autoambulancë, ndërsa personi i plagosur është transportuar për trajtim mjekësor. Lajmi është raportuar nga Klan Kosova.
