Ish-sulmuesi francez, Thierry Henry ka vlerësuar lartë Kroacinë dhe kapitenin e saj legjendar Luka Modric, duke theksuar vazhdimësinë e suksesit të “gjeneratës së artë” kroate.
Duke folur për “Marca”, Henry u shpreh se, pavarësisht se shumë mendonin se Kroacia kishte përfunduar ciklin e saj të artë, kombëtarja mbetet gjithmonë konkurruese në nivelet më të larta, shkruan Indeksonline
“Dukej sikur gjenerata e artë e Kroacisë kishte përfunduar, por Kroacia është gjithmonë aty. Kam shumë respekt për ta,” tha Henry.
Ai gjithashtu komentoi për jetëgjatësinë dhe nivelin e jashtëzakonshëm të disa prej lojtarëve më të mëdhenj të futbollit botëror.
“Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë ende ndër më të mirët. Ata janë nga një tjetër galaktikë. Ashtu si Modric,” u shpreh ai.
/Indeksonline/
