**”Tifozat Kuq e Zi” Konfirmojnë Pjesëmarrjen në “Marshin për Liri”**
Tifogrupi i njohur shqiptar, “Tifozat Kuq e Zi”, ka njoftuar se do të jetë i pranishëm në “Marshin për Liri”, i cili do të mbahet nesër në Prishtinë.
Ky lajm u bë i ditur në faqen zyrtare të grupit në Facebook, ku “Tifozat Kuq e Zi” kanë bërë edhe njëherë thirrje që qytetarët t’i bashkohen marshit. Qëllimi i këtij marshi është mbrojtja e vlerave të luftës çlirimtare dhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në postimin e tyre, “Tifozat Kuq e Zi” (TKZ) theksojnë: “Çlirimtarët do të kthehen në atdhe, sepse ata janë heronjtë tanë! TKZ i bashkohet marshit në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për historinë tonë, për sakrificën e tyre dhe për vlerat mbi të cilat u ndërtua liria jonë. Ju ftojmë të gjithëve nesër, më 12 shtator, nga ora 14:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë”, thuhet në deklaratën e grupit.
Burimi: IndeksOnline.
