**Ja llojet e grave që meshkujt dëshirojnë, sipas shkencës**
Meshkujt dhe femrat shpeshherë shtrojnë pyetjen se çfarë i tërheq seksualisht te gjinia tjetër. Shumë shpesh, kjo çështje rrethohet nga mite dhe keqkuptime. Shpesh, “ekspertët” tentojnë t’i bëjnë femrat të besojnë se mënyra më e lehtë për të tërhequr vëmendjen e një mashkulli është thjesht duke veshur një fustan të shkurtër.
Por, studimet e fundit tregojnë se tërheqja e vëmendjes mashkullore është më komplekse sesa një fustan i shkurtër apo një parfum i shtrenjtë. Për shembull, ngjyra e rrobave të një femre mund të jetë shumë më tërheqëse sesa gjatësia e tyre.
Megjithatë, këto janë disa nga karakteristikat e grave që meshkujt i dëshirojnë, të paktën sipas shkencës:
* **Gratë me proporcionin e duhur të belit dhe ijeve**
Forma e trupit të një gruaje është një element i rëndësishëm për meshkujt, veçanërisht raporti i belit me ijet. Meshkujt jo vetëm që e konsiderojnë këtë proporcion të rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm, por edhe e lidhin me pjellorinë. Kërkime të shumta kanë treguar se ky raport është një tregues i fortë i niveleve të estrogjenit tek gratë, rrezikut nga obeziteti dhe prirjes për të zhvilluar sëmundje si diabeti, kanceri dhe sëmundjet e zemrës.
* **Gratë që veshin ngjyrën e kuqe**
Ndërsa ngjyra e buzëve dhe syve të një gruaje ka më pak gjasa të zgjojë interesin e një mashkulli, një fustan i kuq mund të jetë jashtëzakonisht tërheqës për syrin mashkullor. Eksperimente të kryera nga psikologë të Universitetit të Rochesterit kanë treguar se meshkujt i shohin më atraktive dhe më të dëshirueshme seksualisht femrat që veshin veshje me ngjyrë të kuqe.
* **Gratë e “mira”**
Nuk është sekret që shumica e femrave tërhiqen nga i ashtuquajturi “djalë i keq”, por çfarë mendojnë meshkujt rreth këtyre tipareve te gratë? Një studim i fundit, i publikuar në “Personality and Social Psychology Bulletin”, ka konfirmuar se meshkujt pëlqejnë më shumë femrat e sjellshme, veçanërisht kur kërkojnë një marrëdhënie afatgjatë.
