Tottenham Hotspur ka fituar ndeshjen e dytë radhazi në Premierligë.

Viktima e tyre ishte Chelsea, të cilët i mposhtën me rezultat 0-2 duke risjellur buzëqeshjet te “Spurs” pas një starti negativ që kanë pasur.

Golat u shënuan nga Mike Penders (autogol) dhe Mathys Tel, në minutat 77 dhe 87.

Tottenham, është e 12-ta me 9 pikë ndërsa Chelsea e 4-ta me 13 pikë./IndeksOnline/