Vjenë: Tre viktima në një aksident fatal pune, identifikohet Istref Zekaj

Një aksident tragjik pune shënoi humbjen e jetës së tre personave këtë të martë në Vjenë të Austrisë.

Mes viktimave është identifikuar Istref Zekaj. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave në vendin e tyre të punës, ndërsa rrethanat e sakta të incidentit ende mbeten të paqarta.

Përveç Zekajt, viktimat e tjera të këtij aksidenti janë Pajtim Bajrami dhe Asllan Musliu.