Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka reaguar me një mesazh prekës në mbështetje të Drenusha Latifit, duke i kushtuar asaj disa fjalë emocionuese përmes një postimi të shpërndarë në Instagram.
Në mesazhin e saj, Trixa shpreh dhimbje për atë që Drenusha ka përjetuar, duke theksuar se askush nuk duhet të detyrohet të dëshmojë vazhdimisht dhimbjen e tij për t’u marrë seriozisht, shkruan Indeksonline.
“Ti meriton të të dëgjojnë, të të mbrojnë dhe më në fund të ndihesh mjaftueshëm e sigurt për të marrë frymë”, shkruan Beatrix, duke i uruar Drenushës paqe për veten dhe fëmijët e saj.
Në fund të mesazhit, këngëtarja përcjell edhe një thirrje të fortë për shoqërinë:
“Mbrojini gratë sa janë ende gjallë. Mos prisni derisa lutjet e tyre për ndihmë të bëhen fjalë që i lexojmë në zi.”
Reagimi i Beatrix Ramosajt vë në pah rëndësinë e dëgjimit, mbështetjes dhe mbrojtjes së grave, duke rikujtuar se thirrjet për ndihmë duhen marrë seriozisht, pa pritur që të jetë tepër vonë./Indeksonline/

