Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur Shkodrën mbrëmjen e sotme.

Siç raporton Top Channel, shpërthimi ka ndodhur në unazën perëndimore të qytetit dhe i është vendosur një makine.

Mjeti është në pronësi të policit të Kriminalistikës, Ardjan Bacina.

Nga informacionet paraprake, bëhet e ditur se nuk raportohet për të lënduar, por nga shpërthimi është dëmtuar dera e banesës. /Top Channel