Reperja e njohur Nicki Minaj ishte një nga të ftuarat në drekën e organizuar në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë, ku mori vëmendje të veçantë nga presidenti amerikan Donald Trump.

Gjatë fjalimit të tij, Trump iu drejtua artistes me komplimente, duke e cilësuar si shumë të nxehtë ndërsa shtoi se ajo është e jashtëzakonshme.

Ai gjithashtu vlerësoi suksesin e saj në biznes, duke thënë se ndikimi i saj është më i madh sesa ai i shumë institucioneve financiare.

Nicki Minaj u shfaq në aktivitet e veshur me një fustan rozë dhe u pa duke buzëqeshur teksa dëgjonte komentet e presidentit.

Artistja ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për Trump edhe në raste të mëparshme dhe ka marrë pjesë në disa aktivitete të organizuara nga administrata e tij.