Trump Paralajmëron: Prania Ushtarake Amerikane Mbetet ‘Brenda dhe Përreth Iranit’ deri në Marrëveshje, ose ‘Do të Fillonjë një Konflikt’
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se forcat ushtarake amerikane do të qëndrojnë “në pozicionet e tyre” derisa të arrihet një marrëveshje e plotë me Iranin.
Të gjitha anijet, avionët, armët dhe personeli ushtarak amerikan do të mbeten “në pozicion, brenda dhe përreth Iranit”, shkroi ai në një postim në platformën e tij sociale, Truth Social, të mërkurën në mbrëmje.
Trump paralajmëroi më tej se: “Nëse, për ndonjë arsye, kjo nuk ndodh, gjë që është shumë pak e mundshme, atëherë ‘do të nisin të shtënat’, më të mëdha, më të mira dhe më të fuqishme se çfarë ka parë ndonjëherë dikush.”
Ai theksoi gjithashtu se Irani nuk duhet të ketë “ASNJË ARMË BËRTHAMORE” dhe se “Ngushtica e Hormuzit DO TË JETË E HAPUR DHE E SIGURT”.
Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit pritet të mbahen të shtunën në Islamabad, Pakistan.
Trump e mbylli postimin e tij me fjalët: “Ndërkohë, ushtria jonë e madhe po përgatitet dhe po pushon, duke pritur, në fakt, për ‘fitimin’ e radhës. AMERIKA ËSHTË KTHYER.”
