Pas 28 vitesh, Piero Ausilio pritet t’i japë fund aventurës së tij te Interi.
Kontrata e drejtorit sportiv skadon në vitin 2027, por palët nuk kanë arritur marrëveshje për rinovimin. Interi i ka ofruar një kontratë të re njëvjeçare me të njëjtat kushte financiare, por oferta nuk e ka bindur Ausilion.
Ausilio është pjesë e Interit që nga viti 1998 dhe që prej vitit 2014 mban postin e drejtorit sportiv.
Gjatë kësaj periudhe, ai ka qenë pjesë e ndërtimit të skuadrës zikaltër, me transferime të rëndësishme si Lautaro Martinez, Barella, Bastoni dhe Thuram.
Me Ausilion në drejtim, Interi ka fituar 3 tituj të Serie A, 3 Kupa të Italisë dhe 3 Superkupa Italiane. /IndeksOnline/
