Deputetja e PDK-së akuzon Vetëvendosjen për bllokadë institucionale
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për bllokadë institucionale. Ajo thekson se seanca e sotme e Kuvendit ka nxjerrë në pah pozicionet e qarta të palëve në raport me institucionet dhe bllokadat.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Musliu-Shoshi ka shkruar: “Sot u bë e qartë! PDK-ja votoi kandidatin për konstituimin e Kuvendit, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje nuk e votoi. U pa qartë kush e mbështet shtetin me institucione dhe kush dëshiron bllokadën.”
