**KFOR-i publikon pamje nga patrullimet amerikane në kufirin e Kosovës**
Pjesëtarë të Gardës Kombëtare të Floridës, pjesë e kontingjentit amerikan të KFOR-it, kryen sot patrullime rutinë përgjatë kufirit të Kosovës.
Misioni i KFOR-it publikoi pamje nga këto patrullime, duke theksuar angazhimin e tij për të garantuar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë banorët e Kosovës.
Në njoftimin e lëshuar nga KFOR-i thuhet se: “KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij — i bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 — me qëllim që të kontribuojë në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe të garantojë lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të parë të sigurisë.”
