Vajza e Shkurte Fejzës martohet, dasma madhështore pritet në qershor

Në familjen e këngëtares së mirënjohur shqiptare, Shkurte Fejza, kanë nisur festimet. Vajza e saj, Agnesa, i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e saj në një ceremoni private familjare.

Pamje nga këto momente emocionuese u publikuan nga ‘Prive’, ku u vëzhgua një atmosferë e ngrohtë dhe plot emocion, që shoqëroi këtë ditë të rëndësishme për familjen Fejza.

Një prej çasteve më prekëse ishte ai kur, pranë Agnesës, u shfaq motra e saj, Gresa, e cila, e pushtuar nga emocionet, nuk mundi t’i përmbante lotët.

Videoja shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit uruan çiftin për këtë hap të ri në jetën e tyre.

Ndërkohë, familja po përgatitet për një tjetër ngjarje madhështore. Agnesa dhe partneri i saj pritet të organizojnë një dasmë gjigante më 19 qershor, në një prej ambienteve më luksoze të Prishtinës.

Dasma pritet të mbledhë familjarë, miq dhe shumë figura të njohura të estradës shqiptare, meqenëse Shkurte Fejza konsiderohet një prej emrave më të respektuar të muzikës shqiptare.