Rigjykimi i Endrit Nikës për vdekjen e argjentineses: “Jam 100% i pafajshëm”
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës, i cili akuzohet për vdekjen e shtetases argjentinase Maria Clara Urdangaray. Para trupit gjykues, Nika u deklarua sërish i pafajshëm, duke thënë me bindje: “Jam 100% i pafajshëm”.
Në nisje të seancës, prokurori ka lexuar aktakuzën, sipas së cilës Nika akuzohet për vrasje të rëndë të të dashurës së tij. Ngjarja për të cilën bëhet fjalë ndodhi në gusht të vitit 2023, kur viktima ndërroi jetë pasi ra nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë-Kosovë.
Më herët, Nika ishte dënuar me 18 vjet burgim për këtë rast. Megjithatë, pas ankesës së paraqitur nga mbrojtja e tij, Gjykata e Apelit e kishte kthyer çështjen për rigjykim.
