Ka vdekur njëri nga punëtorët e lënduar nga shembja e kranit në rrugën A në Prishtinë.
IndeksOnline mësoni se viktima është i moshës rreth 20 vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Si pasojë e lëndimeve, njëri nga ta nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipa mjekësore në QKUK”, ka thënë Pllana për IndeksOnline.
Sipas tij, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Aktualisht, njësitet relevante policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë filluar hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /indekOnline/
