Këngëtari Dani viziton Sinan Vllasaliun në spital
Këngëtari i njohur pejan, Ramadan Krasniqi, i njohur më gjerësisht me emrin artistik “Dani”, së bashku me Fitimin dhe Andinin, kanë vizituar sot kolegun e tyre, këngëtarin kosovar Sinan Vllasaliu, i cili aktualisht po merr trajtim mjekësor në spital.
Lajmi u bë publik nga vetë Dani përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ai publikoi fotografi nga vizita, duke ndarë me publikun këtë moment mbështetjeje.
Në mbishkrimin e postimit, këngëtari Krasniqi shkruante: “Bashkë me Fitimin dhe Andin vizituam sot Sinanin! Të shkuara dhe shërim të shpejtë miku im!”
Kjo vizitë e miqve të afërt shërben si një shenjë e qartë mbështetjeje dhe solidariteti për artistin në këto momente të vështira shëndetësore.
Edhe fansat e shumtë të Sinan Vllasaliut nuk kanë ngurruar të reagojnë në platformat sociale, duke i uruar shërim të shpejtë dhe forcë “legjendës së muzikës” shqiptare.
