Vjedhje e rëndë në Ferizaj: Vidhet nga vetura çantë me armë dhe dokumente
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë, i cili ka ndodhur në rrugën “Uran Tinova” në Ferizaj, raporton IndeksOnline.
Persona të panjohur kanë thyer me forcë xhamin e veturës së një qytetari kosovar, nga e cila kanë vjedhur një çantë krahu. Brenda çantës ndodhej një pistoletë, si dhe dokumentet përkatëse, përfshirë librezën dhe lejen e armës. Këto detaje janë bërë të ditura përmes raportit zyrtar të policisë.
Lidhur me këtë ngjarje, prokurori është njoftuar, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.
