Faton Peci komenton synimin e Vjosa Osmanit për mandat të dytë presidencial: Fat të mbarë!
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka folur për Presidenten Vjosa Osmani dhe ambicien e saj për një mandat të dytë presidencial, gjatë një paraqitjeje në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova.
Peci theksoi se do të dëshironte të shihte më shumë mirënjohje nga ana e Presidentes Osmani ndaj Kosovës, për mundësitë që, sipas tij, i janë ofruar gjatë rrugëtimit të saj politik.
Ai vlerësoi se angazhimi dhe paraqitjet e saj ndër vite e kanë bërë që ajo ta meritojë plotësisht pozitën që mban aktualisht.
“Do të doja të kishte më shumë falënderim nga ana e saj ndaj Kosovës për mundësitë e dhëna, ndërsa besoj se me angazhimin e saj 20-vjeçar ajo e ka merituar pozicionin e Presidentes”, u shpreh Peci.
“Fat të mbarë!”, ishte urimi që Peci përdori për Osmanin, e cila synon një mandat të dytë si kryetare shteti.
