Vrapimi, i dobishëm edhe për trurin
Sipas një studimi të fundit, vrapimi nuk sjell dobi vetëm për shëndetin fizik, por ndikon pozitivisht edhe në funksionet e trurit.
Studiuesit kanë konstatuar se ushtrimet aerobike nxisin rritjen e neuroneve në hipokampus, një zonë kyçe e trurit përgjegjëse për të mësuarit dhe kujtesën.
Gjithashtu, studimi thekson se ushtrimet si vrapimi kanë sjellë një rritje më të theksuar të këtyre neuroneve, krahasuar me ushtrimet e intensitetit të lartë apo ato të rezistencës.
Ky studim, i publikuar në revistën prestigjioze “Journal of Physiology”, thekson se vrapimi ofron efekte të shumta pozitive në strukturën dhe funksionin e trurit, veçanërisht në gjenerimin e neuroneve të reja në hipokampus.
