**Vazhdon Gjykimi për Vrasjen e Liridona Ademajt: Sot Seanca e Radhës**
Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të vazhdojë seanca e radhës gjyqësore ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Në seancën e fundit, Naim Murseli kishte kërkuar të komunikonte me djalin e tij, si dhe me Behgjet Pacollin.
Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku, deklaroi se kërkesa për komunikim me Pacollin i refuzohet, pasi ai bën pjesë në një kategori personash me të cilët ligji nuk lejon kontaktin.
“Keni parashtruar kërkesë për të komunikuar me djalin. Kam kontaktuar me autoritetet suedeze dhe jam në pritje të përgjigjes së tyre. Ndërsa, lidhur me kërkesën që keni bërë për të komunikuar me Behgjet Pacollin, me numër të telefonit të Zvicrës, si dhe me dhëndrin tuaj – ajo është një kërkesë që nuk lejohet, sepse ligji nuk e parashikon këtë kategori personash,” deklaroi Dermaku.
Ndërkaq, lidhur me kërkesën për komunikim me fëmijët, ajo tha se ende janë në pritje të përgjigjes nga autoritetet suedeze.
Seanca e sotme do të fillojë në orën 09:30.
