Will dhe Jada Pinkett Smith: Ribashkimi i fshehtë, jetojnë bashkë prej dy vjetësh

Will dhe Jada Pinkett Smith jetojnë sërish bashkë prej dy vjetësh, edhe pse për vite me radhë kishin qenë të ndarë. Çifti i njohur i aktorëve, të martuar që në vitin 1997, ka vendosur të vazhdojë rrugëtimin e tyre bashkë.

Një burim i afërt me çiftin konfirmoi për revistën People se “Jada u rikthye të jetonte me Will dy vjet më parë”. “Ata janë të lumtur dhe të dashuruar dhe, si gjithmonë, të përkushtuar për të mbështetur njëri-tjetrin,” theksoi burimi.

Duhet kujtuar se Jada (54 vjeç) zbuloi në vitin 2023 se ajo dhe bashkëshorti i saj Will (57 vjeç) kishin jetuar të ndarë që nga viti 2016. Një burim më vonë konfirmoi për People se çifti i aktorëve ishte ende bashkë, pavarësisht se jetonte në adresa të ndryshme.

Në kohët e fundit, çifti është parë së bashku në disa ngjarje publike, duke treguar mbështetjen e tyre të ndërsjellë dhe sidomos për fëmijët.

Më 24 qershor, ata u shfaqën në sfilatën e modës për meshkuj të Christian Louboutin për koleksionin pranverë/verë 2027, e zhvilluar gjatë Javës së Modës në Paris, për të mbështetur djalin e tyre, Jaden, 27 vjeç.

Në tapetin e kuq, familjes iu bashkuan edhe vajza e tyre Willow (25 vjeç), djali i Will, Trey (33 vjeç), nga martesa e tij e mëparshme me Sheree Zampino, si dhe nëna e Jadës, Adrienne Banfield-Norris.