Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhafer Gashi, ka prezantuar programin qeverisës të partisë, duke theksuar se ai përmban 113 zotime konkrete për zhvillimin e vendit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka bërë të ditur se programi i LDK-së nuk është vetëm një dokument politik, por një plan pune i detajuar për qeverisjen e Kosovës.
“113 zotime për Kosovën! Jo vetëm program. Por, plan pune për një Kosovë që punon, zhvillohet dhe e bën jetën e qytetarit më të lehtë”, ka shkruar Gashi.
Ai ka theksuar se 10 zotimet kryesore të LDK-së përfaqësojnë vizionin e partisë për një shtet funksional dhe një ekonomi më të zhvilluar.
“Ky është plani ynë për shtet që punon, për familje që mbështeten, për të rinj që ndërtojnë jetë këtu, për ekonomi që zhvillohet dhe për Kosovë me dinjitet në botë”, është shprehur ai.
Gashi ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen LDK-së dhe të njihen me programin e plotë qeverisës, ku janë të detajuara të gjitha zotimet e partisë.
