Xhensila paralajmëron projektin e ri, publikon pamje tërheqëse dhe plot stil

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka tërhequr vëmendjen e fansave me postimin e saj të fundit në rrjetin social Instagram.

Artistja ka ndarë disa fotografi nga bregdeti, ku shfaqet me një stil elegant dhe një pamje tipike verore. Bashkë me imazhet, ajo ka shkruar në përshkrim: “Premier 17:00 PREMTIMI”, duke lënë të kuptohet për një projekt të ri.

Ky postim ka shkaktuar menjëherë interes të madh te fansat, të cilët presin me padurim të zbulojnë projektin e ri muzikor të artistes.

Xhensila duket se po përgatit një tjetër projekt muzikor për publikun e saj.