Ylli i La Ligas, Isi Palazon ka marr një dënim të rëndë nga federata spanjolle.
Futbollisti i Rayo Vallecanos është dënuar me shtatë ndeshje moslojë, shkruan IndeksOnline.
Pas performancës së tij kundër Real Sociedad, lojtari është pezulluar për katër ndeshje për fyerje dhe ofendim të gjyqtarit, dy për protestë dhe një për grumbullimin e kartonëve të verdhë.
Kësisoj Isi Palazon do të humbasë pjesën e mbetur të kampionatit vendas./IndeksOnline/
