Aktorja italiane e filmave për të rritur, Raissa Bellini, tërheq vëmendjen në Botërorin e Futbollit, duke mbështetur SHBA-në
Modelja dhe aktorja italiane e industrisë së filmave për të rritur, Raissa Bellini, ka tërhequr vëmendjen e publikut gjatë Kupës së Botës 2022, pasi u shfaq në tribunat e stadiumit duke mbështetur kombëtaren e Shteteve të Bashkuara.
Bellini u pa e veshur me një reçipetë me ngjyrat dhe flamurin amerikan, ndërsa festonte bashkë me tifozët në shkallët e stadiumit. Ajo publikoi gjithashtu një video në rrjetet sociale, ku shkruante: “Po e nisim fuqishëm”, duke shprehur qartë mbështetjen e saj për ekipin amerikan.
Modelja italiane kishte vendosur mbi supe edhe një shall të Kupës së Botës, ndërsa paraqitja e saj nuk kaloi pa u komentuar gjerësisht nga tifozët në rrjetet sociale.
Mungesa e Italisë në këtë edicion të Botërorit, pasi nuk arriti të kualifikohej për herë të dytë radhazi (2018, 2022), e ka shtyrë Bellinin të zgjedhë të bëhet tifoze e përfaqësueses së SHBA-së.
Shfaqja e saj në stadium dhe postimet në rrjetet sociale kanë nxitur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë komentuar si zgjedhjen e saj për të mbështetur SHBA-në, ashtu edhe stilin e saj gjatë ndeshjes./tch
