Zafir Berisha nuk kandidon në këto zgjedhje, parashikon të reja pas tre muajsh
Ish-deputeti i disa legjislaturave në Kuvendin e Kosovës, Zafir Berisha, ka bërë të ditur se nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme.
Berisha sqaroi se arsyeja e moskandidimit të tij lidhet me disa shqetësime shëndetësore.
Megjithatë, ai shprehu bindjen se vendi do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme pas vetëm tre muajsh.
“Edhe pse kam pasur oferta, nuk i kam pranuar, sepse këto zgjedhje i shoh si të pavlera. Pas tre muajsh do të ketë sërish zgjedhje, pasi numri i analfabetëve politikë vazhdon të mbizotërojë ende në Kosovë”, ka thënë ai për IndeksOnline.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 28 dhjetorit (pa vit të specifikuar), Berisha ishte kandidat nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
