**Dibër: Zbulohet parcelë me 1121 bimë kanabisi, dy persona në pranga**

Policia ka arrestuar dy persona në Dibër, pasi dyshohen për vepra penale në fushën e narkotikëve. Zbulimi erdhi pas një operacioni antidrogë të mbështetur nga kontrolle intensive në terren dhe monitorim nga ajri me dronë.

Gjatë operacionit, u zbulua një parcelë me 1121 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa. Efektivët kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasit A. K., 38 vjeç, banues në Kamëz, si dhe A. B., 39 vjeç, banues në fshatin Derjan të bashkisë Mat.

Sipas policisë, parcela ndodhej në vendin e quajtur “Liqeni i Lukanit”, një zonë pronë publike në territorin e bashkisë Dibër.

Pas verifikimeve, bimët narkotike u asgjësuan menjëherë me djegie në vendngjarje. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.