**Armend Zemaj: Karrigia e kryetarit të LDK-së është post me përgjegjësi të mëdha, jo për të gjithë.**
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, i ftuar në emisionin “Pressing” të T7, ka folur për natyrën dhe peshën e postit të kryetarit të partisë.
Zemaj theksoi se pozita e kryetarit të LDK-së është mjaft serioze dhe kërkon përgjegjësi të mëdha, duke mos qenë e përshtatshme për këdo.
Ai shtoi se nuk është penduar për mbështetjen që i ka dhënë kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku, por theksoi se tashmë nuk ka më shumë për të ofruar.
“Karrigia e kryetarit të LDK-së është e rëndë, nuk është për këdo. Duhet vlerësuar thellësisht veten para se të synohet ky post,” citohet të ketë thënë Zemaj.
“Nuk jam penduar që e kam mbështetur. Por, nuk mund të japë më shumë,” u shpreh ai.
