Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, deklaroi se partia e tij nuk do ta mbështesë me votë kandidatin që Lëvizja Vetëvendosje do të propozojë për Kryetar të Kuvendit në seancën e sotme.
Njëkohësisht, Zemaj bëri të ditur se LDK do të propozojë Kujtim Shalën për pozicionin e Nënkryetarit të Kuvendit.
“Do të jetë prapë Kujtimi,” theksoi Zemaj. Ai përsëriti qëndrimin e palëkundur të partisë, duke deklaruar: “Nuk do të votojmë askënd, nuk do të votojmë pro zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje. Ky është një qëndrim që nuk ka ndryshuar. Nëse dikush e ka ndryshuar qëndrimin, kjo do të jetë në vullnetin e tij personal.”
