Pas situatës së tensionuar disa ditore në kampin e LDK-së, duket se gjakërat nuk janë ftohur ende.

Degët e partisë në Pejë, Lipjan dhe një prej tyre në Prishtinë, publikisht, kërkuan dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, raporton IndeksOnline.

Ky i fundit iu kundërvu duke kërkuar dorëheqjen e krerëve të degëve dhe duke i fajësuar për performancë e pakënaqshme të partisë, në Pejë dhe Lipjan.

Dorëheqja e Abdixhikut duket se sonte është bërë temë diskutimi edhe në një degë tjetër të Lidhjes.

Burime të IndeksOnline pohojnë se bëhet fjalë për degën e LDK-së në Prizren, aty ku kryetari i degës, Driton Selmanaj, po bën presion te kryesia, që të bëhet thirrje për dorëheqjen e kryetarit Abdixhiku.

Megjithatë, kryesia dhe anëtarët e degës duket se po mbahen mirë.

Burimet bëjnë me dije se të njëjtit po refuzojnë të dakordohen unanimisht për një hap të tillë.

Mbetet të shihet nëse edhe një kamp i LDK-së do të kërkojë publikisht dorëheqjen e Abdixhikut dhe zgjedhjet e brendshme në parti./IndeksOnline/