Zjarr masiv në Qafë Thanë: Temperaturat dhe era e fortë vështirësojnë shuarjen
Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka përfshirë zonën e Qafë Thanës, duke djegur një sipërfaqe të gjerë me bimësi të ulët dhe të mesme.
Sipas raportimeve të abcnewsal, temperaturat e larta dhe era e fortë po favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve, duke e bërë tejet të vështirë punën e ekipeve zjarrfikëse për vënien e tij nën kontroll.
Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet zjarrfikëse të Pogradecit, të cilët po përpiqen intensivisht të lokalizojnë flakët dhe të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të zjarrit drejt zonave të tjera.
