**Zjarr në Vragoli të Fushë Kosovës: Policia konfirmon, nuk ka persona të lënduar**

Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk ka persona të lënduar nga zjarri që ka përfshirë një objekt në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur për media zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka theksuar se: “Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një rast zjarri në një objekt në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, raportohet vetëm për dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar.”