Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka zhvilluar të premten një seri intervistash dhe debatesh në media për të informuar qytetarët lidhur me ecurinë e zbatimit të Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes.

Sipas njoftimit, Zulfaj ishte pjesë e disa intervistave, të cilat pritet të transmetohen në ditët në vijim.

“Me qëllim të informimit të qytetarëve për ecurinë e zbatimit të Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes, Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, z. Jeton Zulfaj, zhvilloi sot një seri intervistash dhe debatesh në media”, thuhet në njoftim.

Gjatë paraqitjeve mediatore, Zulfaj foli për progresin e deritanishëm në zbatimin e reformave, mundësitë që ofron Plani i Rritjes për Kosovën, si dhe sfidat që shoqërojnë këtë proces.

“Në këto diskutime, Kryenegociatori Zulfaj trajtoi progresin e deritanishëm në zbatimin e reformave, mundësitë që sjell Plani i Rritjes për Kosovën, sfidat në proces, si dhe ritmin e zbatimit të reformave”, thuhet më tej në njoftim.

Zyra e Kryenegociatorit falënderoi mediat për hapësirën e ofruar dhe bashkëpunimin, si dhe panelistët për diskutimet e zhvilluara.