Agim Zeka është rikthyer te FC Drenica. Klubi nga Skenderaj ka zyrtarizuar rikthimin e sulmuesit kosovar, i cili do të jetë pjesë e skuadrës në sezonin 2026/27.

Drenica ka njoftuar me kënaqësi rikthimin e Zekës në familjen kuqezi, duke rikthyer në radhët e veta një futbollist që më herët kishte kontribuar me fanellën e klubit, shkruan Indeksonline

“Agim Zeka është kuq e zi!”, ka shkruar FC Drenica në njoftimin zyrtar për rikthimin e sulmuesit.

Zeka së fundmi ishte te Real Murcia në Spanjë./Indeksonline/