Policia Rajonale e Ferizajt ka raportuar 12 raste vjedhjesh gjatë javës së fundit, nga 25 deri më 31 maj 2024, në rajonin e saj. Përballë kësaj situate, Policia Rajonale e Ferizajt ka intensifikuar masat për parandalimin dhe luftimin e krimit.
Nga 12 rastet e vjedhjeve të raportuara, 9 prej tyre kanë ndodhur në Ferizaj, 2 në Shtime dhe 1 në Shtërpcë.
Gjatë të njëjtës periudhë, në rajonin e Ferizajt është regjistruar edhe një rast i dhunës në familje, i cili ka ndodhur në Kaçanik.
Në kuadër të operacioneve të saj, policia ka arrestuar gjithashtu 16 persona të cilët ishin në kërkim me urdhër të gjykatave kompetente, për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.
