Arsenali është eliminuar në mënyrë befasuese nga Carabao Cup, pasi është mposhtur nga Fleetwood Town, skuadër që garon në League Two (liga e katërt angleze), në raundin e katërt të kësaj gare.

Fleetwood e mposhti kampionin e Premierligës me rezultat 5-3 pas ekzekutimit të penalltive, pasi koha e rregullt prej 90 minutash përfundoi me rezultat 1-1.

Aaron Loupalo-Bi kaloi fillimisht Fleetwoodin në epërsi, duke i dhënë shpresë skuadrës nga League Two për një nga befasitë më të mëdha të kësaj gare.

Megjithatë, Arsenali reagoi dhe Viktor Gyökeres shënoi golin e barazimit për 1-1, duke i mbajtur londinezët në lojë.

Në minutën e 85-të, Arsenali mbeti me një lojtar më pak, pasi Max Dowman u ndëshkua me karton të kuq direkt.

Por, pas 90 minutave pa fitues, gjithçka u vendos nga pika e bardhë, ku Fleetwood u tregua më i saktë, duke triumfuar 5-3 dhe duke siguruar kualifikimin në raundin tjetër.

Bruno Guimaraes ishte i vetmi që gaboi nga pika e bardhë e penalltisë dhe kështu ai së bashku me Arsenalin u përshëndetën me këtë garë.

Kështu, Fleetwood shkakton një sensacion të madh në Carabao Cup, duke e eliminuar Arsenalin dhe duke i dhënë fund rrugëtimit të kampionit të Premierligës në këtë garë./GazetaExpress/